Vijon përplasja Presidencë-PD/ Gazment Bardhi nxjerr vendimin e GJK-së dhe i përgjigjet Metës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit theksoi se demokrati gënjente në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘30 qershorin’. Krahu i djathtë i Bashës është shprehur se kreu i shtetit nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese. Në fund të postimit të tij në Facebook, ai ka publikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

REAGIMI I BARDHIT

Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. ?

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *