“Do të vuani përkrahjen e dhënë iranianëve të MEK”, hakerat në Kapshticë lënë mesazhin kërcënues

Problemi me sistemin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vazhdon akoma që prej 12 orësh ende nuk është zgjidhur. Ndërsa punonjësit e policisë në doganë po punojnë manualisht duke qënë se  nuk ka funksion të sistemit TIMS në pikat e kalimit.

“Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Është ky mesazhi që po shfaqet në të gjithë kompjuterat.

Sakaq njoftohet se nuk është krijuar radhë por duke qenë se fundjavë shënon një numër të lartë hyrje daljesh nga kjo pikë pritet të ketë fluks.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *