Vazhdon procesi i votimit edhe në burgun e Fierit.
Më total në këtë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 420 votues nga të cilët deri pas mesdite kanë votuar 132 të dënuar.
Mësohet se qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe të dënuarit marrin pjesë në votim nëpërmjet votimit elektronik. Nuk janë vënë re problematika në procesin e votimit deri më tani.