Vijon rritja e temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të lehta do ketë verilindje dhe juglindje të vendit.

Mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave edhe nga këto rajone, duke bërë që kthjellimet të dominojnë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *