Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.
Urbani i linjës së ‘Kamzës’, ka dalë nga rruga e ka hypur mbi bordurat ndarëse të trafikut.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar.
Urbanët e Tiranës janë përfshirë në shumë aksidente, ku më i rrezikshmi ishte ai pranë parkut Rinia, ku një urban i linjës së Unazës mori disa makina para dhe la disa persona të lënduar.