Vijon saga/ Shqipëria ‘pushtohet’ nga kriza, Rama me sytë nga qielli: Dashtë Zoti del naftë në Shpirag

Kryeministri Edi Rama mesa duket se i ka varur shpresat te Zoti, përsa i përket krizës që ka ‘pushtuar’ vendin tonë.

Gjatë një takimi në Fier pasditen e sotme, Rama nuk la pa përmendur Zotin në lutjet e tij teksa shpreson që mali i Shpiragut të nxjerrë naftë.

Në fjalën e tij, Rama tha “dhëntë Zoti që ai Shpiragu të dali një burim i ri të ardhurash për vendin tonë dhe atëherë pastaj Shqipëria do të jetë në një nivel tjetër”. 

“Lufta futi gjithë Evropën në elektroshok duke i prerë burimet e energjisë. Energjia u shtrenjtua dhe këta tani po e shesin jo sa frëngu pulë po sa frëngu harabelin. Problem është që për ta ishte një fat i mirë, për pernisonistët, për njerëzit në nevojë për shqiptarët e zakonshëm ishte një fat i keq sepse ju vjen dora e inflacionit dhe i kap dhe i kërkon pjesën për çdo produkt ushqimor që blejnë. Ne këtë nuk mun dtë rrimë duke e parë kështuqë atyre që kanë fituar dhe që fitojnë përditë 10-të fish do t’iu vëmë një taksë të jashtëzakonshme dhe do tua marrim një pjesë të atij fitimi për tua dhënë këtyre të tjerëve që duhet të vazhdojën të ushqehen pa pasur presionin e luftës. Dhe kemi nevojë t’i rrisim pagat. E kemi rritur 2 herë pagën minimale, do ta rrisim përsëri. U bëj thirrje sipërmarrësve privatë, është koha për të rritur pagat e punonjësve. Do t’i rrisim përsëri pensonet vitin e ardhshëm.

Dhe e dhëntë Zoti që të marrim dhe lajmin e shumëpritur, dhëntë Zoti që ai Shpiragu të dali ashtu siç duhet dhe siç i takon Shpiragut që i janë bërë dhe këngë e legjenda, një burim i ri të ardhurash për vendin tonë dhe atëherë pastaj Shqipëria do të jetë në një nivel tjetër. Por, kjo është diçka që akoma nuk e dimë. Ajo që dimë është që kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin”, deklaroi Rama.

Kujtojmë së të njëjtën gjë bëri edhe në takimin në Gjirokastër më 19 tetor, ku iu drejtua Zotit me lutje që të bjerë shi me qëllim që të përballojmë krizën e energjisë elektrike.

Kriza energjetike nuk është punë shiu/ Rama kthen sytë nga qielli, për ekspertin: Keqmenaxhimi është shkaku


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *