Vijon sërish telenovela Shakira-Pique por këtë herë ka ndodhur diçka ndryshe

Sërish e gjithë vëmendja tek Shakira dhe Pique. Mirëpo së fundmi ata kanë bërë ‘paqe’. Tashmë ata kanë zhvilluar një takim për të arritur një marrëveshje. Por ende nuk është vendosur diçka. Kjo, pasi vëmendja është tek babai i Shakirës, i cili po vuan nga disa probleme shëndetësore.

Mirëpo, pritet që dyshja të marrin një vendim në paqe lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Këngëtarja kolumbiane disa ditë më parë publikoi këngën “Monotonia”, e cila qartazi ishte një himn tjetër i ndarjes së saj nga mbrojtësi i Barcelonës. Siç raportojnë mediat e huaja, Clara është shumë e prekur nga kjo këngë dhe gjithë vëmendja që ajo po merr. Ajo ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje, të paktën të mos ndihet e sulmuar.

Gjendjen e të dashurës së Pique-s e bëri me dije gazetari i njohur spanjoll, Jordi Martin teksa shtoi: “Më thonë që Clara nuk shkon më as në punë në zyrat e “Kosmos”, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë.”

Siç pritej, deklarata e Jordi-t tashmë kanë ngjallur lloj-lloj komentesh në rrjet. Edhe pse disa thonë se Clara Chia duhet të ishte e përgatitur për të qenë në qendër të vëmendjes. Të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj, duke argumentuar se ajo nuk duhet të jetë objekt kritikash, sepse Pique është ai që duhet të marrë përsipër pasojat e ndarjes me Shakirën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *