Vijon skandali në Maturën Shtetërore/ Maturantët ende në provim, del teza e Matematikës

Sot në mbarë vendin mbahet provimi i Matematikës për Maturën Shtetërore. Por ashtu siç ndodhi edhe me provimin e Letërsisë, edhe sot teza ka dalë para kohe. Në redaksinë e ‘Priza.al’, kanë mbërritur fotot e provimit.

Dihet që telefonat celularë nuk lejohen gjatë zhvillimit të provimit, por mesa duket kontrolli është anashkaluar dhe maturantë kanë përfituar.

Ndërkohë që sipas rregullores kushdo që e ka nxjerrë tezën nga palët e treta do ndiqte penalisht.

Ndërsa nxënësi përjashtohet për një vit nga provimet e maturës si dhe humb një vit nga viti arsimor.

Sakaq, kujtojmë që pas gjuhës angleze dhe letërsisë, ky është provimi i tretë që maturantët po realizojnë.

Orari zyrtar i provimit është ora 10:00, ndërsa përfundon në orën 12:30. Pas këtij provimi, maturantët do i nënshtrohen edhe testeve të lëndëve me zgjedhje.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *