Një vatër zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, vazhdon të jetë aktive që prej mbrëmjes së djeshme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga era, duke djegur rreth 30 hektarë me shkurre, pemtari dhe ullinj.
Ndërkohë raportohet se është shkrumbuar nga flakët një banesë në zonë teksa zjarri po shkon drejt banesave të tjera.
Mësohet se zjarrfikësja e Vlorës nuk ka ndërhyrë ndërsa ajo e Selenicës nuk ja del dot që me një mjet lundrues të shuaj flakët. Nuk ka zjarrfikëse nga Vlora që të jetë e gatshme për të shkuar në vendngjarje pasi mjetet janë të shpërndara në vatra të tjera zjarri.