‘Viktima’ e dytë e Euro 2020/ Pas dështimit dhe largimit të Low, një tjetër ikonë i thotë ‘bye bye’ Gjermanisë

Pas largimit të trajnerit legjendar Joachim Low ku Gjermania i ka fituar disa herë trofetë më të rëndësishëm, tani edhe Toni Kros është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja. Ky lajm është bërë i ditur nga mesfushori i Realit të Madridit me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Kros ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Një lajm i trishtë ky për pancerat pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane.

POSTIMI I TONI KROS 

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Unë këtë vendim e kisha marrë për tu tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar.”

Nuk dihet nëse Kross është tërhequr pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e 1/8-ve apo është një vendim i marrë prej kohësh. Rikujtojmë që Gjermania u eleminua nga Anglia në ‘Wembley’ me rezultatin 2-0. Golashënuesit ishin Sterling dhe Harry Kane.

Gjithashtu edhe trajneri i Holandës, Frank de Boer u tërhoq pas eleminimit nga Republika Çeke pasi nuk e përballoi dot humbjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *