Rrugët e Frank de Boer me përfaqësuesen holandeze ndahen. Vendimi vjen pas eleminimit nga raundi i 1/8-tave të Euro 2020 kundër Republikës Çeke.
“Kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë”, ka thënë De Boer.
“Kur më është ofruar vendi i trajneri të kombëtares në vitin 2020, kam menduar se ishte një nder dhe një sfidë, por isha edhe i vetëdijshëm për presionin që do të kisha patur nga ai moment e në vazhdim”, – ka shtuar trajneri.
“Ky presion po rritet dhe kjo nuk është më një situatë e shëndetshme për mua, as për skuadrën në pritje të Botërorit. Dua t’i falënderoj të gjithë, natyrisht tifozët dhe lojtarët” – përfundoi De Boer.
Rikujtojmë që Holanda u mund me rezultatin 2-0 nga Republika Çeke.
/Priza.al/