Përplasja dhe dhuna e fillimit të protestës tek selia e Partisë Demokratike, kishte si “viktimë” të vetme deputetin demokrat Rolan Bejko, i cili pasi nuk ula të futej në mbledhjen e partisë të thirrur nga Basha, u nxor nga oborri i partisë forcërisht.
Kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit është nxjerrë prej krahësh dhe me dhunë në rrugë nga mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin grumbulluar në oborrin e selisë blu.
Përplasja mes tij dhe demokratëve ka nisur që në momentin kur mbështetësit e Berishës e kanë pritur me ofendime Rolad Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu duke i zënë derën hyrëse.
E pikërisht në këtë moment ai është qëlluar nga ta dhe është nxjerrë forcërisht në rrugë, duke mos e lënë as të japë deklarata për mediat.
Disa dhjetëra metra larg selisë, pasi mediat e kanë ndjekur nga pas, Bejko ka qëndruar për t’u shprehur se, e gjitha është bërë me urdhër të ish-kryeministrit Berisha.
Madje shtoi se, “është goditur nga pas nga persona që i ka mbajtur me bukë”, ndërsa shtoi se, “këto veprime ndaj tij janë bërë vetëm nga Enver Hoxha”, gjatë protestës ku ai ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në vitin 1991.
Ndërkohë që inicidenti jashtë, duket se është ndjekur edhe brenda selisë blu, pasi Partia Demokratike në një njoftim zyrtar nuk e ka lënë pa dënuar aktin e dhunës.
Sipas tyre, dhuna e ushtruar ndaj Bejkos është e papranueshme, megjithatë nuk bëhet me dije nëse do të ndiqen hapa ligjore. Vetë demokrati është shprehur se nuk do të bëjë asnjë kallëzim në Polici kundër mbështetësve të tjerë të PD-së.
/Priza.al/