Viktimat rreth moshave 20-30 vjeç/ Veliaj pas tragjedisë në Bullgari: Ngushëllime familjarëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.

“Fort i trishtueshëm lajmi për tragjedinë e aksidentit të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve”, shkruan Veliaj.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Bullgari. Autobusi që u përfshi në aksident, sipas mediave të vendit fqinj, i përkiste një kompanie që zhvillonte ture turistike dhe udhëtime tregtare me Turqinë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër, të rinj të moshës 20 dhe 30 vjeçare. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, një pjesë të viktimave janë me origjinë maqedonase, ndërsa një pjesë tjetër me origjinë serbe.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *