Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 3 punonjësit e portit, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku.
Sakaq, bëhet me dije se shtetasit Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplini nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.
3 punonjësit e akuzuar kanë marrë masat si më poshtë:
- Nazmi Varaku – Neni 289 Kodit Penal “Arrest me Burg”
- Rendi Biçaku – Neni 289 Kodit Penal-” Arrest me burg”
- Bledar Troplini- Neni 289 Kodit Penal- “Arrest me burg”
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, si shkak i moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontejnerëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.