Vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 67 kg marijuanë në Greqi

Të paktën 45 pako me rreth 67 kg marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë. Mësohet se dy persona janë arrestuar.

Sipas mediave greke në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *