Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë lidhur me efektivët e Policisë së Shtetit.
I ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” Vishaj tha se Policia e Shtetit është në momentin e saj më kritik pasi së fundmi edhe policët shesin lëndë narkotike për të siguruar më shumë të ardhura.
“Ne presim që policia të parandalojë dhe të godasë veprat penale ndërsa sot në SPAK ke shumë policë e drejtues policie me hetime të hapura. Jemi në momenti më kritik të policisë së Shtetit, duhet të jemi dhe mirënjohës sepse vjet policia në eveniment ndërkombëtar mori notë kaluese. E dyta, Nëse do të flasim për policinë dhe gjynahet e saj, nuk mund të presim produkt nga një polici që paguhet 400 500 mijë lekë.
Me këtë lloj rroge, sheh Shqiponjat apo të policisë rrugore që shesin dhe lëndë narkotike. Janë bërë pjesë e fajdeve, pjesë e krimit të organizuar. Duhet ta flasim këtë gjë, sepse po paguhen nga taksat tona.
Është e frikshme sepse për sytë tanë duhet të jenë duke na mbrojtur, por këta plagosin e po vrasin nëpër komisariate. Ajo akademi rendi që përgatit punonjës policie duhet ringritur, nuk duhen aventurierë me pistoletë në brez, ata mund të vrasin ministrin e kryeministrin se janë të papërgjegjshëm. Duhet të jesh gjakftohtë e zemërmadh,”-tha ndër të tjera Vishaj.