Vitamina që ul rrezikun nga demenca

Shkencëtarët kanë theksuar se vitamina D ndikon mirë në kujtesë dhe në uljen e rrezikut nga demenca. Ata kanë vendosur që të hulumtojnë këtë lidhje të dukshme të vitaminës D me sistemin nervor, në atë se si vitamina D ndikon në funksionet konjitive.

Në një studim të ri të botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, shkencëtarët nga Universiteti Rush dhe Universiteti Tufts krahasuan faktorët e rënies njohëse me përqendrimet e vitaminës D, jo vetëm në gjak, por edhe në tru.

Studimi ka treguar se vitamina D në tru në fakt mbështet shëndetin konjitiv. Ata që kishin një përqendrim më të lartë të vitaminës D në tru kishin memorie më të mirë dhe e perceptonin më shpejt mjedisin e tyre.

Gjithashtu, pjesëmarrësit me përqendrime më të larta kishin 25% deri në 33% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë ose dëmtim të lehtë konjitiv. Ndërkaq, një në 14 njerëz mbi moshën 65-vjeç vuajnë nga demenca, një gjendje e cila prek afërsisht një në gjashtë persona mbi moshën 80-vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *