Viti 2022 hyri si ‘pranverë’… Ja kur do të nisin sërish shirat dhe i ftohti sipas  SHMU-së

Vendi po përjeton ditë të kthjellëta dhe të ngrohta në mesditë, e pazakontë për këtë stinë të vitit.

SHMU ka njoftuar sot se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë, edhe pse në Veri do të shfaqen reshjet e dobëta të shiut.

Ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm. Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin, me intensitet të ulët deri në mesatar.

Era do të fryjë nga Juglindja e Jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit.

Kjo gjë ditën e mërkurë do të favorizojë edhe një valëzim të forcës 5-6 ballë në dete. Të premten, era do të kthejë drejtim nga kuadrati i Veriut deri në e lehtë dhe mesatare.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *