Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi, Rezidencën Studentore Universitare nr. 2. Gjatë këtij inspektimi ai tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët mund të bëhet i detyrueshëm në rast se do të përballemi me një valë të tretë epidemologjike.
“E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, duke pasur parasysh rritjen e numrave, rreziqet që paraqet varianti i ri Delta, vaksinimi për studentët që hynë në auditore do të jetë i detyrueshëm. Duhet t’ia komunikojmë vijimsisht, në mënyrë që kur vjen momenti të mos thonë pse s’na thanë, dhe këtu nuk ka dua apo nuk dua, sepse për të gjithë ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre për të qenë bashkë me të tjerë, kanë përgjegjësi dhe nuk mund ti marrin në qafë. Prandaj mund të vij momenti që vaksina të bëhet e detyryeshme për të shmangur përshallëzim të virusit. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, port ë bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.