Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë në lidhje me fillimin e vitit akademik.
Meta tha se brezi i ri është shpresa e këtij vendi dhe se ka nevojë për politika të duhura në lidhje me tregun e punës.
Sakaq shtoi se ditën e nesërme rreth 900 fëmijë nuk do mund të ndjekin mësimin, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.
“Nesër nis dhe biti i ri shkollor dhe kam kënaqësinë të uroj mësuesit dhe nxënësit për një vit sa më produktiv. Brezi i ri është shpresa më e madhe për të ardhmen ndaj vendi ka nevojë për politika për arsimin, arsim cilësor dhe i lidhur me tregun e punës.
Arsimi do ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit nuk do kishte pasur vend në Shqipëri. Duhet të kemi qasje mbështetëse ndaj punonjësve në sistemin tonë arsimor.
Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët. Ndaj jam sot këtu, siç dhe sot paradite deputetët e Partisë së Lirisë, për të denoncuar një situatë konkrete të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 900 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë”, tha ai.