Dy konkurrentët e “Big Brother Vip Kosova” Vivien Thano dhe Getinjo, që prej nisjes së spektaklit kanë qenë në qendër të vëmendjes. Disa ditë më parë përjetuan zënkën e tyre të parë në çift, mirëpo nuk zgjati shumë.
Dyshja nuk qëndruan dot shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi në “prime-in” e mbrëmshëm Getinjo dhe Vivi janë vënë përballë kësaj situate duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.
E siç funksionon zakonisht sidomos në formate të tilla, asgjë nuk planifikohet dhe dyshja i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë.
“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo.
Po cila ishte arsyeja e zënkës së tyre?
Getinjo i ka kërkuar Vivit të largohet nga shtrati i tij pasi nuk do të flejë më me të. Ish-konkurrentja e “Love Story” nuk e ka pritur fare mirë këtë reagim të reperit, duke i thënë se nuk dëshiron të largohet.
Zënka e parë nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por ajo e kishte gati një përgjigje të ashpër.
“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku reperi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Më tej ai i tha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.