Vivien pranon për herë të parë ndarjen nga Getinjo

Prej kohësh u aludua se çifti i “Big Brother Vip Kosova”, Vivien dhe Getinjo nuk janë më bashkë. Pas fotove të tyre të postuara në rrjetet sociale, u kuptua se nuk ishte e vërtetë.

Më herët u aludua se Vivien ishte shtatzënë, por ish-banorja i hodhi poshtë zërat duke e mohur si lajm.

Ndarja e Getinjos dhe Vivien Thanos ka qenë temë mjaft e diskutuar, teksa vetë reperi me anë të disa postimeve në Instagram e kishte pranuar ndarjen.

Mediat kanë raportuar se ndarja mes dyshes ndodhi për shkak të zënkave të tyre të shumta, sidomos asaj pas festës së ditëlindjes së artistit, ndërsa sot ata nuk kanë asnjë raport.

Ndërkohë duket se për ndarjen ka folur për herë të parë edhe Vivien, duke konfirmuar zyrtarisht gjithçka.

Nuk jam më me Getin. Ndoshta gjërat i nxituam pak”-thotë ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *