Vizita e fundit e Merkel si kancelare do të jetë në Shqipëri!

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri më 14 Shtator. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.Procesi i Berlinit ishte një nismë e kancelares gjermane në vitin 2014 për të mbajtur Ballkanin Perëndimor afër BE-së.

Kjo do të jetë vizita e fundit e Merkel si kancelare jashtë vendit. Ajo pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel e vizitoi për herë të fundit Shqipërinë në vitin 2015.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *