Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim pritet që liderët e Ballkanit të nënshkruajnë disa marrëveshje, lidhur me njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Sakaq pritet që një temë tjetër delikate që do të diskutohet do të jetë dhe kriza energjetike, tashmë globale.
Mësohet se samiti do të nisë në orën 9:00.