Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe. Këtë u shpreh ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të SHBA-së të presidentit ukrainas.
“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse që dënoi atë që ai e përshkroi si “udhëtim të stilit të Hollivudit” të Zelensky-t, raportoi CNN.
“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh”, tha Antonov.
Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës dhe duke kërkuar më shumë ndihmë.
Duke folur së bashku me Zelenskyn më herët të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se SHBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.
j.l./ dita