Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e tij me homologun e tij, Gunther Krichbaum në Berlin.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se në këtë takim janë diskutuar reformat e ndërmarra nga opozita dhe çështja e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sakaq shton se PD ka në fokus vendimet të palëkundura në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.
Postimi i plotë:
Një takim miqësor dhe i hapur me z. Krichbaum
Bashkëbiseduam mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale.
Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.
E siguruam z. Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.