Presidenti Meta ka dhënë një tjetër mesazh nga vizita e tij në Hungari.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkruan se e ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.
Postimi i Ilir Metës:
E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.
Mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë!