Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është duke zhvilluar një vizitë në SHBA me përfaqësues të Partisë Republikane.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Këliçi ka falënderuar drejtuesit e Young Republicans për mikpritjen këto ditë në Florida dhe për organizimin e ‘Freedom Forum’, një forumi fantastik me të rinj nga 19 shtete të ndryshme të botës.
Postimi i Plotë:
Falënderoj përzemërsisht drejtuesit e Young Republicans për mikpritjen këto ditë në Florida dhe për organizimin e ‘Freedom Forum’, një forumi fantastik me të rinj nga 19 shtete të ndryshme të botës.
Me lidershipin e Rick Loughery, të rinjtë republikanë janë rikthyer zëshëm në skenën ndërkombëtare.
Rick Loughery ishte së afërmi në vendin tonë dhe do të rikthehet sërish me një ekip politikanësh dhe trajnuesish nga Leadership Institute, për të trajnuar të rinjtë e FRPD në campaigning (fushata politike).
Falënderoj Andrea Catsimatidis për mikpritjen dhe punën e saj me forumet partnere!
Andrea është kryetare e republikanëve të Manhattan-it, konservatore dhe sipërmarrëse e suksesshme në SHBA.
Takimet vazhdojnë!