Kryeministri i vendit Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Britanisë së Madhe, dhe ka nisur një vizitë zyrtare 3-ditore. Për herë të parë ai do të takohet edhe me homologun anglez, Rishi Sunak.
Takimi i sotëm do të zhvillohet në zyrën e kreut të qeverisë angelze në Downing Street 10, ku do të diskutohet mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit.
Ky takim ballë për ballë vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë,. Fjalët e saj janë konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli.
Rama dhe Sunak do të mbajnë sot edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Pjesë e diskutimeve do jetë edhe bashkëpunimi dypalësh kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar. Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.