Vizita zyrtare në Japoni/ Rama: Objektiv hapja e 1000 vendeve të reja pune në Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni së bashku me një delegacion dhe disa prej ministreve të kabinetit qeveritar. Ai ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ informacione rreth takimeve që po zhvillon në shtetin aziatik.

Mëngjesin e sotëm, Rama ndau disa foto të takimit me drejtuesin e një kompanie të teknologjisë së lartë, me filial edhe në vendin tonë. Sipas kreu të shtetit objektivi është hapja e 1000 vendeve të reja pune në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES

dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë” – shkroi Rama.

Vizita e kryeministrit vjen në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Japoninë. Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë z. Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *