Vizitë në SHBA për çështjen e non-gratëave? Këlliçi: Berisha i del zot vetes

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e tij në SHBA.

Këlliçi për ‘Abc’ tha se vizita e tij nuk lidhej me çështjen e non-gratave të kreut të PD, Sali Berisha.

Ai theksoi se Berisha është i zoti i vetes dhe se ky i fundit është mik i dy presidentëve Bush.

“Sali Berisha i del zot vetes. Ka kongresmen që kanë reaguar publikisht për këtë çështje. Unë nuk jam megaloman që hyj e të jap mend në kongresin amerikan. Brenda të drejtës së tyre, kanë të drejtë të marrin informacion në DASH në lidhje me raste të tilla që kanë të bëjnë me cenimin e figurave të shquara, mike të republikanëve. Nuk e mohon njeri që Berisha është mik i dy presidentëve Bush. Qershia mbi tortë është edhe marrëdhënia e cunguar e Berishës me George Sorrosin. Janë këto çështje për të cilat ka shkëmbime informacioni, idesh”, tha Këlliçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *