Të gjithë kanë shkuar një herë të vetme tek mjeku për vizitë, qoftë rutinë apo shqetësime shëndetësore.
Por shpesh herë ngurojmë t’i tregojmë të plotë shqetësimet dhe simptomat në pjesë të ndryshme të trupit.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj 5 gjëra të cilat nuk duhet t’ia fshihni mjekut dhe pse:
Tregojini mjekut problemet me fshikëzën e urinës ose aparatin tretës
Vështirësi në urinim, dhimbje barku apo kapsllëk mbase janë shqetësime rutinë për ju, por kjo mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese. Pasi mund të jenë shkak për ndonjë sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj.
Flisni rreth organeve riprodhuese
Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.
Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni
Mos nguroni të tregoni ndonëse mund të mos keni pasur një regjim ushqimor të shëndetshëm, pasi këto mund të bëhen shkak për gjetjen e një sëmundje të rëndë.T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet.
Medikamentet që merrni
Jo domosdoshmërish ilaçet që përdorni janë të duhurat gjithmonë, ndaj është e nevojshme t’i tregoni mjekut tuaj.
Pasi mund të ndodhë që ato mjekime nuk arrijnë t’ju ndihmojnë më.
Suplementet dhe mënyra e jetesës
Suplemente të ndryshme ndonjëherë ndikojnë në efekte të ndryshme për shëndetin tuaj, për këtë arsye duhet të ndani informacionin kyç me mjekun tuaj. Sepse mund të ndodhë që suplementi që konsumoni rregullisht të jetë shkaku i problemit tuaj.