Kryeministri, Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.
Nëpërmjet një potimi në rrjete sociale, Rama i ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.
“Berlin – I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.