Vizitë zyrtare në Japoni/ Rama publikon fotot: Takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion shqiptar ndodhen në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndarë foto nga takimet e posaçme së bashku me disa nga ministret e kabinetit,

“MIRËMËNGJES

dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”– shkroi Rama në postimin në rrjetin social Facebook.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve. Kreu i shtetit do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *