Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vizitës së tij në Kosovë, ku u prit nga homologia Vjosa Osmani.
Përmes një postimi ‘Facebook’, Begaj shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB ?? dhe mbështetëse e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Sakaq shton se vendet vendet do krijojnë një hartë të përbashkët patriotike, ku si destinacion final do të kenë bashkimin në aleancën EuroAtlantike.
Njoftimi i plotë:
I nderuar që vizitën time të parë si President i Republikës së Shqipërisë ?? e bëj në Kosovë ??, në shtëpinë e shqiptarisë.
Sigurova homologen Osmani se Shqipëria do të vijojë të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB ?? dhe mbështetëse e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. ???? Dy dialekte & një gjuhë, dy Republika & një komb, është harta e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin ?? dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike. ???? Projekti për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare.