Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Më anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i qeverisë thkesoi se në muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Në periudhën janar-shkurt janë 686 mijë vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë.
“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.
Kryeministri ditën e djeshme theksoi se vendimi për të shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, do të ndikojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë.