Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqim mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish-zyrtares Alda Klosi.
Nga burgu i grave drejt institucionit të akuzës është shoqëruar fillimisht Dobi dhe pas saj ish-zyrtarja Alda Klosi.
Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër të hetuesve për ballafaqim të deklarimeve që ata kanë dhënë pas arrestimit.
Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish-zyrtaren e lartë në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës.