Vjedhja e marketit në Voskop, pronari: 4 autorët ishin të armatosur, kishin maskë në fytyrë

Një dyqan ka rënë pre e vjedhjes në Voskop të Korçës, ku disa të rinj kanë marrë një sasi parash që ndodheshin në sirtarin e dyqanit, pije alkoolike dhe cigare.

Lidhur me ngjarjen, pronari Bledar Leska shprehet se 4 autorët ishin të maskuar dhe me armë.

Sakaq thekson se autorët kanë thyer xhamin e derës ku më pas kanë hyrë për të vjedhur.

“Me kapuça me doreza,  vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë pasur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga Halloweeni. Goxha në trup kanë qenë”, tha ai për Shqiptaren.

Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

Vidhet një dyqan në Voskop të Korçës

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *