Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetik në vendin tonë nga Irani.
Lleshaj për ‘Top Channel’ tha se Irani ka tentuar të sulmojë fizikisht në vendin tonë dhe të kryejë atentate.
Sakaq shtoi se një sulm i drejtpërdrejtë i synuar ka qenë ndaj Kryegjyshatës.
“Tema e Iranit ka qenë dhe mbetet në vëmendjen e sigurisë tonë për sa kohë kemi strehuar anëtarët e opozitës së tyre. Irani ka tentuar të sulmojë edhe fizikisht në vendin tonë dhe të kryejë atentate. Pamundësia për të goditur fizikisht ka bërë ata të kërkojnë rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim, këtë herë me anë të mjeteve kibernetike. Ata kanë kërkuar të sulmojnë fizikisht, në goditje të drejtpërdrejta si për shembull ndaj Kryegjyshatës.