Ish-prokuror i Antiterrorit, Eugen Beçi ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani, duke e cilësuar këtë si një sulm të pastër terrorist.
Beçi për ‘Abc’ tha se ky sulm duhet të dënohet jo më pak se 15-vitet, si dhe hetimit duhet t’i kushtohet rëndësi.
‘Kemi mbi tre sulme të dështuara, të mbetura në tentativë. Shumë shtetas kanë pasur marrëdhënie dhe lidhje me agjentura dhe me shërbime sekrete të këtij shteti. Nga vitet 2016 deri në 2019 janë zmbrapsur disa sulme fizike terroriste, ne shohim që pasi dështuan në këto sulme e gjithë veprimtaria terroriste e gardës revolucionare është përshtatur për të bërë një sulm të mirëfilltë kibernetik. Ky është një sulm i pastër terrorist. Dënimi i krimit është jo më pak se 15 vjet. Akti terrorist me zhvillimet e fundit përfshin edhe këtë pjesën e sulmit kibernetik. Në këtë formë arrijmë në konkluzionin që të eliminosh sa më shumë pasoja duhet të bësh një kualifikim për të përcaktuar se kush është vepra penale. Për t’i dhënë seriozitet gjithë hetimit duhet të përcaktohet rëndësia e hetimit, mënyra se si do hetohet dhe vepra penale‘, tha ai.