Vjedhja e të dhënave personale/ ‘Priza.al’ e denoncoi e para me skemën e ngritur nga ‘Fondi Besa’. Tani e konfirmon edhe Sali Berisha    

Prej tre muajsh “Priza.al” mori guximin që të denonconte një mega-skandal të tjetërsimit të të dhënave personale dhe të vjedhjes së tyre, për mijëra qytetarë nga një institucion që në dukje ishte tepër “prestigjioz”.

Është fjala për institucionin e mikrofinancimit të njohur si “Fondi Besa”, i cili duke përfituar nga rrumpalla e mossigurimit të të dhënave personale, në bashkëpunim edhe me disa banka të nivelit të dytë, prej më shumë se një dekade ka ngritur në këmbë një skemë të tërë piramidale.

Janë disa mijëra qytetarë në të gjithë vendin, të cilëve në mirëbesim apo duke shfrytëzuar pika të dobëta si mungesa e informacionit, u janë vjedhur të dhënat personale dhe janë bartur me kredira në “Fondin Besa”.

Por këtij të fundit deri tani nuk i ka hyrë asnjë “gjemb në këmbë” edhe për shkak të mbështetje politike apo dhe njerëzve me influencë që ka rreth tij.

Denoncimi nga “Priza.al”

Në rreth 30 investigime, “Priza.al” me prova dhe fakte, si dhe dëshmi ekskluzive, ka treguar se si “Fondi Besa” ushtron në mënyrë fare të hapur një veprimtari të një skeme pastrimi parash dhe mashtrimi thuajse piramidal, duke përfituar nga vjedhja e të dhënave personale.

Por vetëm kur plasi skandali me patronazhistët e PS-së pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ku të dhënat e rreth 950 mijë qytetarëve ishin marrë nga portali “e-Albania”, mediat u kujtuan që të shkruan për këtë çështje.

“Priza.al” është krenare që e para me prova dhe fakte ka treguar se si oficerët e kredive dhe punonjës të “Fondit Besa” e përdornin aksesin në “e-Albania”, për t’u bërë gropën mijëra klientëve duke u shkatërruar ekonominë, të ardhmen dhe duke u grabitur edhe pronat e patundshme.

E gjitha kjo ka pasur si zanafillë pikërisht tjetërsimin e të dhënave personale, trafikimin e tyre nga bankat e nivelit të dytë drejt “Fondit Besa”, si dhe përdorimin e sekserëve të jashtëm që siguronin pikërisht të dhënat personale për individë të painformuar, ose pa arsimin e duhur.

Denoncimi te “Qytetari Dixhital”

Jo më larg se sa dje, një qytetar ka gjetur guximin e bërjes së një denoncimi të ngjashëm me ato që vinin te “Priza.al”, në portalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, të njohur si “Qytetari Dixhital”.

Qytetari e ka bërë këtë denoncim nisur edhe nga fakti i përvetësimit të të dhënave nga portali “e-Albania”, por ka sjellë faktin e përdorimit nga persona të paautorizuar, që të dhënat personale mund t’i marrin dhe të aplikojnë për kredi bankare, apo blerje në dyqane me karta identiteti të falsifikuara.

Këtë shqetësim ai ja ka shprehur edhe ish-kryeministrit Berisha, duke i vënë theksin edhe tek institucionet e mikrofinancimit, ku për rastin në fjalë qytetari ka përmendur emrin e institucionit “IuteCredit”.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në profilin e tij në Facebook:

“Disa nga pasojat e renda te vjedhjes se te dhenave personale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Doktorr Pershendetje

ndoshta ne shqiperi nuk eshte marr seriozisht vjedhja e te dhenave personale si numri kartes se identitetit

Rreziku me i madh qendron nese ajo databaze bie ne dore te fallsifikatoreve te pashaportes edhe kartave te identitetit

kjo do sillte qe nje person me te dhenat e gjithkujt te mund te shkonte ne nje banke  me karten e falsifikuar edhe te terhiqte para ne emer te nje personi tjeter

pasi ne banke mjafton qe karta identitetit te perputhet me numrin qe ka individi te rregjistruar edhe emrin e babait te cilen mund ta gjendet me lehtesi

Nje person me pashaporten e falsifikuar me kredincilalet e mara nga lista patronazhisteve mund te largohet nga vendi  lehtesisht me ndonje nga autobuzet edhe personit te cilit i eshte vjedhur identiteti te perballet me sanksione ligjore pasi eshte shume

e veshtire te vertetosh te kunderten

Me karten e falsifikuar lehtesisht mund te aplikosh per kredi neper dyqane me kto kompanite e kredive te shpejta si lutecredit qe te japin kredi per 5 minuta vetem  me karte  identetiteti”.

No description available.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *