Kreu i Rithemelimit Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë një vendim për të rrëmbyer zgjedhjet, që siç theksoi ai nuk do ta lejojnë. Berisha u shpreh se do të jenë në terren për të mbrojtur çdo votë, jo me armë, por në krye të detyrës.
“Çfarë do bëjmë ne, ne jemi aty në çdo moment, në çdo sekondë, do jemi aty. Nuk jemi me armë, por jemi aty, në krye të detyrës. Në mënyrë absolute ne kemi vetëm një mision; rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kush është Edi Rama për votën e lirë po e fakton çdo ditë. Nëse ne nuk do ishim të pranishëm, ne përjashtonim veten nga e drejta e reagimit”, tha Berisha./Euronews Albania