Policia po heton një grabitje ari në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos.
Zyrtarët kanadezë kanë thënë se më shumë se 15 milion dollarë ar dhe sende me vlerë u vodhën më 17 prill.
Kontejneri “me vlerë të lartë” mbërriti në aeroport në mbrëmje dhe u transportua në një objekt mbajtës ngarkesash.
Policia beson se aty ka ndodhur edhe grabitja.
Vjedhja mund të shënojë një nga grabitjet më të mëdha në historinë kanadeze.
Inspektori i Policisë Rajonale, Stephen Duivesteyn e ka përshkruar vjedhjen si “të rrallë”.