Vjedhje dhe grup kriminal, 44-vjeçari kosovar arrestohet në Morinë për llogari të Francës

Një 44-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë ka rënë në prangat e policisë në Morinë. Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar 44-vjeçari me inicialet B.R., banues në Doberçan, Kosovë. Rezulton se për këtë shtetas Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale vjedhje me dhunë dhe grup i strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një tjetër shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Francës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: B.R., 44 vjeç, banues në Doberçan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *