Avokati Genc Gjokutaj komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv mashtrimet me Call Centara-t, urdhër-arrestin për Amant Josifin dhe lidhja e këtij të fundit me Olsi Ramën. Gjokutaj deklaroi se rasti rëndohet për shkak se nga ana e autoriteteve shqiptare nuk është vepruar.
“Problemi rëndohet dhe është i rëndë kur personi që përmendet nga shtypi spanjoll, me sa kam dijeni ka letërporosi nga spanjollët, Amant Josifi ka qenë këshilltar i Olta Xhaçkës, person me certifikatë sigurie, në bashkëpunim me vëllain e Ramës kanë kryer këtë skemë mashtruese”,-tha Gjokutaj.
Genc Gjokutaj tha se një pjesë e mirë e administratës po paditet për afera korruptive ndërsa shtoi se rasti konkret është specifik. Sipas tij shteti shqiptar ka penguar procesin dhe s’ka bashkëpunuar me spanjollët që Amant Josifi të shkojë në Dubai.
“Ose s’kanë bashkëpunuar me spanjollët ose është penguar e zvarritur procesi që Amant Josifi të shhkojë në Dubai. Qeveria jonë sot e kësaj dite nuk ka marrë mundimin që të bëjë marrëveshje me Dubain për ekstradimin e kriminelëve.