Vjehrra e Floriana Garos masakron Sali Berishën: Krijoi urrejtje veri-jug, u fali grekëve pronat e shqiptarëve dhe…

Sali Berisha prezantoi dje drejtoreshën e re të komunikimit pranë tij, Floriana Garon, e cila më herët ka qenë zëdhënësja e Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Mirëpo, vetëm pak javë më parë, vjehrra e moderatores së njohur, Lumturi Ratkoceri ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin, që e cilëson si shkatërruesin e bazave të shtetit dhe falënderon SHBA-në, që e shpalli ‘Non Grata’.

Sali Berisha!!! Ka muaj që emri i tij është bërë kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi të PD. Është për t’u habitur se si njerëz me mend në kokë dhe jo naivë janë aq të verbuar nga emocionet dhe nuk duan të shohin realitetin me sy. Dhe ky fenomen bëhet më i rendë duke patur parasysh që manipulimin e trurit nëpërmjet emisioneve politike apo portaleve, të gjithë tashmë e kanë jetuar dhe përjetuar edhe para 40- 50 vjetësh. Po flas për brezin që njohu kohën e Enverit dhe tashmë vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithëse faktet i ka para syve dhe janë ulëritëse. Berisha është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e bazave të shtetit dhe që na ka kthyer ne një republike “bananesh”.

Fillojmë me fakte 1992-1997 : -Shkatërrimi i të drejtës së pronës : 1- Vendimi i parë i qeverisë Berisha 1 ishte zbatimi i ligjit 7501 qe Ramiz Alija e krijoi me qëllim. Berisha jo vetëm nuk e anuloi po e vuri në zbatim duke shkatërruar kështu një nga bazat e shtetit: pronën. Vendim qe lejoi abuzimet me te mëdha dhe ku përfituesit direkte ishin bijtë e komunisteve
2- Nëpërmjet Gramoz Pashkos nxiti shkatërrimin e çdo arritjeje në bujqësi me parullën « shkatërroni çdo gjë të vjetër se Amerika do na sjelli çekun e bardhë « . Dhe fshatarët shkatërruan me duart e tyre kanalet ujitëse dhe vaditëse, prenë pemët frutore, shkatërruan tarracat me ullinj. Një vetësabotim dhe vetëshkatërrim i paprecedent.
3- Nuk lejoi në asnjë mënyrë dhe sabotojë ligjin e lustracionit duke i hapur rrugën qëllimisht marrjes së pushtetit nga bijtë e komunisteve, spiuneve, xhelatëve. Një pjesë të tyre ju hapi portat e partisë dhe i vuri ne pozita kyçe. Të tjerëve ju dha mundësinë te ricikloheshin në partinë socialiste
3- Nëpërmjet firmave piramidale çoi në falimentimin dhe varfërimin e skajshëm të popullit. Mos harroni ishte Berisha që garantoi popullin që firmat ishin të sigurta dhe mund të investonin.
4- Është shkaktari kryesor i luftës vëllavrasëse te 1997, ku u përpoq me të gjitha forcat të krijonte ndarjen dhe urrejtjen veri-jug. Është pikërisht në këtë periudhë gjithashtu që:
1- Lejoi kontrabandën me Malin e Zi , ne luftën e Kosovës
2- E futi Shqipërinë ne “konferencën Islamike” si dhe lejoi strehimin e islamistëve radikale ne Shqipëri.
3- Lejoi qe drejtimin e Kishës autoqefale shqiptare ta merrte një antishqiptar ne shpirt dhe jo shqiptar Janullatosi.
4- Bëri marrëveshjet më të dëmshme për shqiptaret dhe të drejtat e tyre në shtetin grek. Ai jo vetëm bëri pronarë grekët që jetonin në Shqipëri duke ju dhëne falas pronat e shqiptareve dhe te drejtën e shkollimit ne gjuhen greke, pa asnjë kundër parti. Pronat e shqiptareve te Çamërisë do te vazhdonin te mbeteshin te tjetërsuara dhe 1 milion shqiptaret e Greqisë nuk do te kishin te drejte te kishin shkolla ne gjuhen shqipe deri kur Shqipëria te hynte ne BE

Këto bëma te Berishës i përkasin vetëm periudhës së parë të sundimit te tij. Sa për periudhën 2005-2013, është akoma e freskët qe te harrohet. Edhe nëse duam skandalet e Gërdecit, Ilir Metës, vrasjet ne bulevard, vjedhjet, abuzimet, arroganca, shkatërrimi i sistemi arsimor ( me hapjen e shkollave private) shkatërrimi i sistemi shëndetësor, shkatërrimi i sistemit juridik ku kërcënoi ne mënyre te qarte te gjithë qe guxuan te fillonin hetimet ndaj gjëmave qe ai dhe familjaret e tij shkaktuan, ku prokurorja e republikës u quajt “lavire bulevardi”, janë akoma te gjalla ne kujtesën e secilit prej nesh. Sot nuk është një konflikt midis sovranisteve dhe pro amerikaneve. Sot konflikti është midis klasës se korruptuar qe janë bere si një trup i vetëm: Berisha-Rama-Meta-Basha e … dhe popullit shqiptar, te vuajtur , tradhtuar, shfrytëzuar prej tyre.

SHBA është këtu për te na ndihmuar ne këtë lufte qe është e qarte nuk jemi te zotet qe ta fitojmë vete. Kemi 30 vite qe përpiqemi dhe do kalonin edhe 30 te tjera pa rezultat. Kjo nuk është një lufte kundër Berishës, po kundër te gjithë klanit. Po fillon me Berishën dhe do vazhdoje me te gjithë te tjerët Metën, Bashën dhe do përfundoje me Ramën dhe te gjithë klanet e tyre. Propaganda, se po paguan haraçin e patriotizmit, apo se Sorosi, Rama ja kane përgatitur është thjesht për te manipuluar ata qe besuan se po sillte pluralizmin ne Shqipëri, apo ata qe besojnë se është lufte kundër PD për te favorizuar Ramen. Jo , SHBA është këtu për te na ndihmuar siç e ka bere gjithmone ne momentet me kyçe te historisë sonë, ku e ardhmja jone si komb ishte ne rrezik. Sot përsëri jemi ne rrezik. Korrupsioni dhe tradhtia e politikaneve tanë, kane bere qe vendi te braktiset dhe boshatiset. Faleminderit SHBA”, ka shkruar ajo më herët. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *