Si rrallë herë, ish-kryeministri Berisha jo vetëm që i është kthyer komentuesve, por edhe është rebeluar ndaj tyre. Marrë shkas nga një intervistë e tij e fundit ku fliste për aplikimin e vaksinës, qytetarët e kanë paralajmëruar që të mos ngatërrojë këtë çështje me politikën.
Një qytetar i kërkon Berishës që të mos flasë vend e pa vend, por me përgjegjësi siç i takon. Por duket se reagimi i tij nuk është pritur aspak mirë nga Berisha, i cili jep edhe versionin e tij.
Qytetari 1- Ty tejap te drejte se je Doktor. Po tani e ngaterrove pak me politiken. Vaksina nuk skadon per 1 muaj mos fol gomarlliqe. Fol pak me pergjegjesi
Berisha- Nuk thash se skadon per nje muaj por kohen e skadences nuk e ka te gjate
Qytetari 2– Ti je nje plere vjen era kerem
Berisha- Gjuha e sharsit te paguar nuk meriton pergjigje.