Vjen i nxehti përvëlues në Shqipëri, ja sa do shënojë termometri nga e mërkura

Sinoptikani Hakil Osmani paralajmëron se vendi jonë do të goditet një valë e pazakontë të nxehti. Temperaturat kapërcejnë pas të mërkurës.

“Sot deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta ndërsa sa i përket vlerave minimale do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit.

Pas ditës së mërkurë kemi ndryshim sa i përket tablosë termike duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Maksimumet në qytetet e zonës së ulët pritet të ngjiten edhe në 37 gradë. Ditët e fundit të qershorit pritet të sjellin temperatura shumë të larta. Nuk është normale rritja e temperaturave pasi duhet të luhateshin nga 28 deri në 29 gradë”, tha ai. Temperaturat rekord kanë përfshirë edhe vende të tjera. Spanja po përjeton një valë të keqe të të nxehtit. Temperaturat këtë muaj arritën në nivelin më të lartë në 40 vjet./abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *