Vjen lajmi i shumëpritur nga Gjermania, shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë

Të gjithë i kanë sytë për shumë arsye tek Gjermania, por shqiptarët e shikojnë si “Amerikën e Europës”. Dhe lajmi i shumëpritur erdhi… Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria gjermane e Punëve të Brendshme, në faqen e internetit, raporton “DW”.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e lëvizjes për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të tjera.

Lista e plotë:

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Australia

Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Izraeli

Japonia

Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Singapori

Korea e Veriut

Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

Tajlanda

ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

/Burimi: DW/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *