Duket se një mundësi më shumë, apo një “dritë në fund të tunelit” është ndezur sërish për shqiptarët të cilët po mundohen që jetën e tyre ta ndërtojnë diku tjetër.
Duke nisur nga dita e nesërme, hyn në fuqi rregullorja e re e punësimit në Gjermani.
Lidhur me rregulloren e re, ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin për kriteret që do të ndiqen nga shtetasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Për aplikim për vizë sipas këtij rregulli, do të jepen veçmas çdo muaj afatet apo takimet në ambasadë.
Në fillim të çdo muaji do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.
Njoftimi i plotë:
“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim
Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës.
Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga flama. Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do të jepen veçmas çdo muaj.
Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.
Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.
Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para datës 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni të lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit”.
/Priza.al/